Kryemadhi: Harroni anëtarësinë, të hënën me studentët

0be7a925-c751-4d69-a147-579881e6977f-675x450.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje nga qyteti i Lushnjes të gjithë anëtarëve të LSI-së kudo që janë që të lënë kartat e anëtarësisë, të marrin flamurin kombëtar dhe ti bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

“Këtë mësim të madh që studentët shqiptarë ia dhanë politikës, ne nuk duhet ta humbasim, por duhet ta bëjmë tonën, mënyrë të tillë që të kemi forcën, të kemi guximin, të kemi zemrën e atyre studentëve, të përballemi me këtë të keqe kaq të madhe. Sot unë kam qenë në Durrës, në Kavajë, kam pasur disa takime të tjera. Nesër përsëri do të vazhdoj në Korçë, Pogradec, Përrenjas, Elbasan e kudo, jo për ti bërë thirrje shqiptarëve.  Por do dal për ti bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI kudo që janë, të harrojnë kartën e partisë dhe të marrin flamurin kombëtar për tu bashkuar të hënën me studentët”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303