fbpx

Kryemadhi i dorëzoi kartën e anëtarësisë në LSI, kush është i dënuari me 8 muaj burg dhe ç’kishte bërë?

krye.jpg

Kryetarja e LSI i dorëzoi dy ditë më parë kartën e anëtarësisë në këtë parti politike një të dënuari me vendim gjykate. Bëhet fjalë për personin Valter Vasku, i cili rezulton se është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për përndjekje dhe ushtrim dhune ndaj një vajze. Report tv raporton se me vendimin Nr. 2198, Gjykata e Apelit do të dënonte me 8 muaj burg Valter Vaskun, duke e deklaruar atë fajtor për kryerjen e veprës penale të “Përndjekjes”.

Historia nis në datë 04 shtator 2014, kur vajza me inicialet E. P, u paraqit në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, duke e kallëzuar Valter Vaskun për përndjekje dhe kanosje ndaj saj.

Sipas vendimit të gjykatës, E.P ka qenë e lidhur me të pandehurin për një periudhë prej një vit e gjysmë, por meqenëse ai e keqtrajtonte, kishte vendosur që të ndahej prej tij. Nga ky moment, Vasku është bërë edhe më i dhunshëm dhe disa herë ka tentuar të ushtrojë forcë ndaj saj, edhe në prani të shoqeve.

Kjo situatë e ka shtyrë E. P që të bëjë kallëzimin në polici.

Sipas vendimit të zbardhur të Gjykatës së Apelit, janë provuar deklarimet e shtetases E.P dhe shoqes së saj, për këtë arsye Vasku është dënuar me 8 muaj burg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303