fbpx

Kryemadhi: Kam vendosur të shtyj Konventën e LSI, jo politikë me pandeminë

Screenshot_21-2.png

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një konference për shtyp njoftoi vendimin për shtyrjen e Konventës së LSI.

Sipas Kryemadhit ky vendim është marrë në shenjë homazhi për të gjithë ata që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

“Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën”, u shpreh KryemadhI. Në deklaratën e saj për mediat ajo u shpreh se nuk mund të shrytëzoj pandeminë për të bërë politikë, duke theksuar që është koha të mundim të keqen, duke i ftuar të gjithë që sot ta duam më shumë  njëri tjetrin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303