Kryemadhi më e vendosur se kurrë nga Korça, i jep mesazhin e prerë Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Korça ku ndodhej për mbledhjen me aktivin, se dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja kushtit të dytë të Bundestagut.

“Kushti i parë ishte reforma zgjedhore. Dakordësimi i tryezës solli që të delegjitimojë përfundimisht atë parlament ilegjitim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Unë e kam thënë dhe e them që Gjiknuri është këlyshi i bishës, po eliminuam Bishën, Gjiknuri përfaqëson Edi Ramën.

Gjiknuri nuk bën bisedime, Gjiknuri merr ato çfarë jep opozita dhe shkon i noterizon në parlament. Gjiknuri nuk bën gjë tjetër ka mbaruar punën e tij”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo theksoi se e gjithë historia është që shqiptarëve t’u jepet shansi dhe mundësia mos u vidhet me vota, mos të kërcënohen më njerëzit me heqjen e vendit të punës, me kallashnikov te koka për të dhënë votën për Rilindjen, ashtu sikurse ndodhi.

“Ju e dini shumë mirë që është më se e nevojshme që sot shqiptarët të ecin përpara, për të qenë anëtarë të BE dhe jo për të marrë drejtime të tjera që nuk janë në realitetin që shqiptaret nuk i kanë dashur asnjëherë”, tha Kryemadhi.