Kryemadhi, mesazh të fortë Ramës dhe grave në politikë

1558460366_monika.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në një takim me gratë e kësaj partie.

Ajo u shpreh se sa më shumë gra të jenë në politikë aq më pak kompromise do ketë në kurriz të vendit

“Shqiptarët e kanë kuptuar se sa shumë gra dhe vajza ka në protestë. Po pati gra dhe vajza ka jetë. Gratë e LSI janë elementi më luftarak që ka LSI. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerën dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’ia tregojnë ato. Pas 30 vitesh tranzicioni politik i burrave nuk i dha Shqipërisë asgjë”, theksoi Kryemadhi gjatë fjalës së saj.

Më tej, ajo ftoi të gjitha gratë që t`i bashkohen protestës së opozitës më 25 maj.

“Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshiet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë”, tha më tutje ajo./real-news.tv

scroll to top