Kryetarja e LSI ka bërë një deklaratë shumë të fortë sot pasdite. Në një intervistë të dhënë për Report tv Monika Kryemadhi shprehet se 100% e shqiptarëve nuk e duan Ramën.
“Meta flet vetëm për mbrojtjen e kushtetutës. Flet për probleme që nuk është vetëm e opozitës, por të të gjithë shqiptarëve, në 10 veta, 8 e urrejnë, 2 janë gati ta vrasin, themi vrasje politike. Prandaj qëndrimi Metës nuk ka të bëjë me planin e opozitës, opozita ka planin e saj”, tha ajo.
Sulmet e bëra në drejtim të presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i cilëson si një frikë që ka kryeministri Edi Rama, ndaj tij, kjo sepse sipas saj, meta e njeh shumë mirë dhe i ka zbuluar planin anti-shqiptar që Rama po vë në zbatim.