Kryemadhi në SHBA, takon analistin për Ballkanin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një vizitë në SHBA.

Kryemadhi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka takuar analistin Daniel Serwer, një nga njerëzit që njeh mjaft mirë cështjet në Ballkan.

Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins.

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante.

Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serëer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.

Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët”.