Kryemadhi nga Fushë-Kruja: Me lënien e mandateve sensibilizuam PS-në

Teksa i bëri thirrje të gjithë të pranishmëve të marrin pjesë në protestën e madhe të 16 marsi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka akuzuar nga Fushë-Kruja qeverinë Rama se e ka vendosur vendin në një gjendje të mjerë.

“Djegia e mandateve tona ishte për ti thënë qytetarëve që ne kemi marrë këtë vendim sepse nuk jemi opozitë fasadë. Mund edhe të rrinim në parlament, të shaheshim, ta qëllonim me këpucë, me bojë, me vezë. Por sa do të rriteshin rrogat e shqiptarëve. Djegia e mandateve ishte për të sensibilizuar në radhë të parë Partinë Socialiste, atë PS të ndershme. Ne të gjithë sot bashkë kemi vendosur të jemi si dikur, për të vendosur përballë dhe për të mbyllur një drejtim atë të gabuarin që ka marrë Shqipëria. Më europianë se shqiptarët nuk mund të jetë askush”, u shpreh ndër të tjera kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. /real-news.tv/