31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi: Nuk ka dialog, shumë shpejt zgjedhje të parakohshme

spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për media menjëherë pas takimit kokë më kokë me kreun e PD, Lulzim Basha. Kryemadhi ka thënë se mazhoranca sot është shah mat dhe Parlamenti nuk mund të quhet legjitim pasi nuk i ka 140 deputetë.

“Parlamenti është funksional dhe legjitim nëse Parlamenti do të ketë 140 deputetë. Jam e sigurt që nuk do t’i plotësojë dot 140 deputetë. Nëse do t’i ketë le të vazhdojë, por sot mazhoranca është shah mat”, theksoi Kryemadhi.

Më tej, ajo tha se me PS nuk ka dialog, por shumë shpejt vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Është shumë e thjeshtë, nuk ka më dialog. E vetmja që do bëjmë është zgjedhje të reja. Vera do nisë me zgjedhje Parlamentare. Vetë PS po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por bën si e fortë kot. E para të shkojë zoti Rama në zgjedhje të parakohshme, por jam e bindur që do ta çojnë të tjerët para Ramës, sado që të mundohet Rama me personat e kapur’, përfundoi kryetarja e LSI./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat