fbpx

Kryemadhi: Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, ta përmbysim Edi Ramën

home-ora-public_html-storage-app-media-2019-01-06-kryemadhi-7eb51ec42b36c96a8878236b1c5a86a0.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte sot në qytetin e Elbasanit, nga u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me protestën e studentëve e paralajmëruar për më 7 janar.

Monika Kryemadhi:

Problemi i Ramës janë studentët në rrugë. U hoqën 27 mijë familje nga ndihma ekonomike se ka një televizor apo një lavatrice. Papunësia është rritur shumë. Rama edhe për këto do ua hedhë fajin pedagogëve.

Ky është njeriu më i ndershëm dhe ne jemi fajtorët sipas tij. Dua të falënderoj studentët që e mbajtën zjarrin e protestës edhe gjatë festave për të treguar se studentët shqiptarë janë të bashkuar dhe nuk tërhiqen.

 Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme.

Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë pa kryeministër se me Ramën kryeministër.

Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama.”

(real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *