fbpx

Kryemadhi nxjerr foton me të rinjtë dhe thumbon PS

kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook është shprehur se dëshiron të bëjë pjesë të LSI-së të rinjtë e Shqipërisë, të cilët PS i mban larg.

Ndër të tjera Kryetarja e LSI-së shkruan se LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.

“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre,” shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303