fbpx

Kryemadhi paralajmëron: Nga nesër lajme pa fund

Screenshot_6-6.jpg

Sapo doli nga salla e seancave plenare në Kuvend, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte e ashpër me Ramën dhe qeverinë.

Ajo u shpreh se nga nesër opozita do të jetë në krye të protestave për rrëzimin e kryeministrit, të cilin e konsideroi hajdut psikik.

“Lulzim Basha e tha mirë.  Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare. Ju ftojmë edhe ju t’i hapni ekranet për zërin opozitar dhe ndalimin e vjelljes së Ramës.

Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, – tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303