fbpx

Kryemadhi për ditëlindjen e Besit: “E kam kaluar Covid-19! Aty ka patur qeveritarë, ka qenë Arbana Osmani…”

besi-mona-.jpg

Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka  e ftuar në “Open” ku ka treguar se e ka kaluar Covid-19 pa asnjë simptomë.

Ajo tha se këtë e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, duke shtuar se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar virusin.

Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar Covid-19. As prekje mushkrish asgjë. Unë nuk jam puthur me asnjeri në buzë, përveç Ilir Metës. Jam puthur me të gjatë asaj periudhe dhe nuk e ka zënë COVIDI.

Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ditëlindjen e shumëpërfolur të Bes Kallakut.

Ajo tha se në atë festë ka qëndruar vetëm një orë dhe se në çdo tavolinë nuk kishte më shumë se dhjetë persona. Madje shtoi se ka patur edhe pjesëtar të PS dhe të Topn Channel duke përmendur Arbana Osmanin.

Sipas saj, Kallaku u ka matur temperaturën të gjithë të ftuarve dhe se asnjëri nuk ka pasur temperaturë.

 

Po mos u merrni me domatet e Bes Kallakut njëherë dhe të Ijes. Në atë festë unë kanë qenë vetëm një orë, s’ka qëndruar më shumë. Çdo tavolinë nuk ka pasur më shumë se dhjetë persona dhe kishte distancë mjaftueshëm. Pastaj aty ka patur edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, pjesëtar të PS, dhe figura të Top Channel. Ka qenë kryetar bashkie, ka qenë Arbana Osmani… Kallaku na mati të gjithëve temperaturën dhe askush nuk kishte temperaturë.”- tha Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303