Kryemadhi për vendimin e ministrave të BE: Çelja e negociatave, një lajm shprese për Shqipërinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë reagimin e saj në lidhje me vendimin e ministrave të BE-së.

Kryemadhi shkruan se çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”, shkruan Kryemadhi.