fbpx

Kryemadhi përplaset ashpër me Ngjelën dhe Eni Vasilin

ana-1.png

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte  e ftuar në emisionin ‘Open’, ku që në nisje është përplasur me avokat Spartak Ngjelën, por nuk ka kursyer as drejtuesen e emisionit. Sapo Kryemadhi u fut në lidhje live me studion, avokat Ngjela ka ndërhyrë duke thënë se nga opozita nuk është dorëzuar asnjë deklaratë personale për lënien e mandateve.

Por menjëherë avokatit i është kthyer Monika Kryeamdhi, e cila ka thënë se në Kuvend janë dërguar 17 deklaratë për lënien e mandateve, ndërkohë që më pas i është kthyer dhe drejtueses Eni Vasili, duke i thënë se është e disata herë që nuk tregohet korrekte me LSI.

DEBATI:

Ngjela: Nuk është dorëzuar asnjë deklaratë personale në Kuvend

Kryemadhi: Janë 17 deklarata të firmosura me datë, emër dhe mbiemër. Opozita s’ ka për detyrë të shpjegojë asnjë vendim të sajin për ty dhe ndonjë tjetër që i shërben Ramës. Zonja Vasili është e disata herë që ju nuk tregoheni korrekte me LSI/. Zoti Ngjela gënjen, dhe nëse Ngjelën e gënjen Kuvendin ne jemi të bindur dhe më shumë për vendimin tonë. Vazhdojmë të hyjmë në temë nëse doni të flasim

Eni Vasili: Do flasim por nuk mund të më censuroni në emisionin tim. Keni qenë e ftuar këtu, keni thënë çfarë keni dashur e si keni dashur

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303