Kryemadhi: Plotësimi i kushteve të Bundestagut është në dorë të mazhorancës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë në Bruksel për gazetaren Erisa Zyka, tha se ajo çfarë është në dorë të opozitës, do të ecë përpara si opozitë.

“Por pjesa më e madhe dhe kushtet e Bundestagut si kushtet kryesore janë shumica në dorë të mazhorancës, të kryeministrit dhe të PS. Megjithatë ajo çfarë kemi kuptuar dhe çfarë kemi kuptuar në të gjitha takimet, është që komisioneri e kupton shumë mirë që ka pasur një lloj disbalance, tjetër gjë vinte nga komisioni dhe tjetër gjë vinte nga vendet anëtare. Pra një mbivendosje të informacioneve.

E rëndësishme është që ka filluar të kuptohet dhe nga Komisioni Europian. Ka filluar të krijohet një lloj rakordimi mes vendeve anëtare dhe fillimit të një ndërgjegjësimi apo të një rishqyrtimi të të gjithë procesit të Shqipërisë sepse e dimë shumë mirë dhe jemi koshient që në të gjitha takimet që patëm kuptuam që Maqedonia është ndëshkuar për shkak të Shqipërisë sepse nuk kërkonin një ndarje sepse nëse do të ndahej Shqipëria nga Maqedonia, do ta kishte të pamundur hapjen e negociatave. Nuk është më çështje lobimi kryerja e reformave, nuk është më çështje imazhi dhe fasade kryerja e reformave dhe rezultatet e tyre”, tha kryetarja e LSI-së.