Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet të Skraparit: Mjeku Blenard Nonaj jam e bindur do fitojë

blenard.png

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë sot në Çorovodë ku bëri dhe prezantimin e kandidatit për deputet të Skraparit, mjeku Blenard Nonaj.

“Skrapari është qytet i bekuar me malin e Tomorrit, e shikon edhe Zoti me sy, kështu që suksese doktor, siç më ka dalë mua mirë …”, tha Kryemadhi.

“Nuk mund të them thjesht kandidat, pasi jam e bindur që do të jetë deputeti i Skraparit, por edhe deputeti i Qarkut të Beratit, bashkë me Arditin, ku së bashku kemi bërë një plan pune për të ecur dhe për të zhvilluar më tej shumë gjëra të domosdoshme për këtë zonë.

Unë e kam pak të vështirë, nuk gjej dot fjalët pasi bashkohen fjalët e dashurisë, me mirënjohjen, me respektin për këtë zonë. Unë jam e nderuar që jam nuse në Skrapar, sepse vajzat dhe djali im janë vajza Skrapari, djali im është një djalë Skrapari dhe kjo është një gjë shumë e mirë, sepse edhe pjesa më e mirë e imja është nga Skrapari, pavarësisht se unë vetë jam dibrane dhe nuk e mohoj këtë gjë, por shqiptarë jemi të gjithë. Është ai virtyt që më ka bërë që të lidhem jashtëzakonisht shumë me këtë zonë”, u shpreh ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303