16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi: Qeveria po u jep paratë emigrantëve

spot_img

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon turin e takimeve me strukturat e partisë në rrethe.
Pogradeci dhe Korça kanë qenë destinacionet e kryetares së LSI-së për këtë të diel, teksa para pak minutash Kryemadhi ka folur para strukturave të partisë.
Protesta e studentëve si reflektim i gjendjes së vështirë ekonomike dhe lidhjet e forta të qeverisë me oligarkët, kanë qenë në themel të fjalës së kryemadhit para anëtarëve të LSI-së në Pogradec.
“Gjithë Shqipëria është e mbytur nga varfëria dhe protesta e studentëve reflekton gjendjen e vërtetë ekonomike të familjeve shqiptare. Qeveria po shkreton vendin duke u dhënë paratë emigrantëve dhe duke vrarë të ardhmen për rininë”, tha mes të tjerash Monika Kryemadhi në Pogradec.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat