16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi: Rama mashtron për tarifat e studentëve

spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për 8 kërkesat e studentëve, gjatë një takimi që u zhvillua me strukturat e LSI në Fier, ditën e sotme. Kryemadhi është shprehur se protesta e studentëve nisi si një revoltë ekonomike, por tani është kthyer totalisht në një protestë politike.

‘Të gjithë e kemi parë se studentët qëndruan disa ditë në protestë para Kryeministrisë. Nisi si protestë studentore ekonomike, por sot është një protestë politike. Është protestë jo partiake, por natyrisht politike. Sot shoh shumë studentë të Fierit që kanë marrë pjesë në atë protestë, shumë prej këtyre studentëve bëjnë një ditë punë, një ditë shkollë’, tha Kryemadhi.

Gjithashtu, kryetarja e LSI nuk kurseu as akuzat ndaj qeverisë, e sidomos kryeministrin Rama. Ajo tha se Rama ka gënjyer studentët në lidhje me tarifat e fakultetit, njëjtë sicc gënjeu dhe për uljen e TVSH-së në 6%.

‘More kryeministër mashtrues, si mund të thuash se do ulësh tarifat e studentëve, kur dy herë nuk pranove t`i ulje tarifat? Si mund të thotë ky që përfshirja e studentëve 50% në vendimet që merren e ka në dorë universiteti? Ose ky kryeministër është i paaftë për të gënjyer, ose ky kryeministër kujton se populli i tij nuk di asgjë’, u shpreh Kryemadhi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat