Kryemadhi: Rama s’më çon dot në burg, ja arsyeja

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është sonte e ftuar në emisionin “Të Pa Ekzpozuar”  në News24.

Teksa fliste për reformën në drejtësi Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama nuk e çon dot në burg atë, pasi nuk ka firmosur asnjëherë kundër sanksioneve dhe parashikimeve ligjore.

“Mua s’më çon dot në burg se nuk kam firmosur në jetën time. Tani unë po iu them: Le t’i marrë Edi Rama  dhe t’i fus të gjithë në burg. Nuk ka bir nënë që do ta shpëtojë Edi Ramën në zullumin ku ka rënë. Edi Rama do të rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavantazh të madh. Disa ambasadorë janë tallur me Shqipërinë, ikën me xhepa të fryrë. Shkoni verifikoni Romana Vlahutinin.

Për mua njëherë është një demagogji. Reforma ka rënë.  Reforma në drejtësi ka vetëm një zgjidhje. Ajo është largimi i Edi Ramës.  Kjo reformë ka dështuar, sepse nuk po gjen prokurorë dhe gjyqtar dhe do ta kthesh këtë si një dyqan”, tha ndër të tjera drejtuesja e LSI. /Real-news.tv/