fbpx

Kryemadhi ‘sfidon’ qeverinë, shfaqet pa maskë gjatë takimit me banorët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti, të cilëve u theksoi se pronën nuk ua tjetërson dot as Veliaj dhe askush tjetër.

“Pronën tuaj nuk ua tjetërson dot as Erion Veliaj, askush tjetër. Politikën ta lëmë mënjanë për shtëpitë tona. Nuk duam Reformë në Drejtësi për demagogji. Duam Reformë në Drejtësi që mos të na vjedhin pronën”, tha Kryemadhi.

Ajo që vihet re është se Kryemadhi nuk mban maskë! Njëjtë edhe për banorët e tjerët, të cilët mes të tjerave nuk mbajnë as distancë, duke shkelur hapur rregullat.