fbpx

Kryemadhi shërben bukën e bërë vetë në Elbasan: E ka qarë, e ka qarë

b969255f-2d51-45e8-ae7f-bf37cfc10f11-1.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka vizituar sot një familje në Elbasan. Në një video të ndarë në llogarinë e saj në Facebook, Kryemadhi shihet duke ndarë bukën e bërë vetë nga tepsia dhe më pas ua çon familjarëve të ulur në tryezë.

Bashkë me videon, kryetarja e LSI shkuan se shqiptarëve mund tua ketë prekur varfëria xhepat, por ajo shton se zemrat e tyre janë plot dashuri e mirësi.

“Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites,” shkruan kandidatja nga radhët e LSI për deputete në Elbasan.

POSTIMI
“Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303