fbpx

Kryemadhi: Sot PS drejtohet nga kriminelët e jo socialistët

monika.png

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim në takimin me strukturat e LSI-së në Mallakastër, ku është shprehur se momentalisht shihet një mungesë përgjegjësie nga ana e qeverisë për shqiptarët. Kryemadhi theksoi se Partia Socialiste nuk drejtohet më nga socialistët, por nga një sekt kriminal.

‘Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që është bërë me PS-në është shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që tu kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë’, tha kryetarja e LSI.

Nga ana tjetër, Kryemadhi theksoi se qeveria nuk po mban fjalën e saj. Kryetarja e LSI i kujtoi qytetarëve që TVSH-ja për energjinë dhe shportën e ushqimeve nuk është ulur aspak, edhe pse qeveria e ka premtuar këtë gjë.

‘Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet TVSH për energjinë, por nuk është ulur. U premtua se do të ulet TVSH për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri’, nënvizoi Kryemadhi. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *