fbpx

Kryemadhi takim me gjimnazistët e LRI-së: Faleminderit Zot që…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme sot në një takim me gjimnazistët e kryeqytetit.

Duket bekuar zotin për të rinjtë e LSI, ajo thotë se është koha që të ardhmen e Shqipërisë ta drejtojnë të rinjtë.

Ajo shprehet e bindur se tek të rinjtë mund të besohet tek një e nesërme më e mirë.

Postimi i Kryemadhit:

Faleminderit Zot që na ke bekuar me këta të rinj të mrekullueshëm tek të cilët mund të besojmë për një të nesërme më të mirë. Faleminderit të rinjve të LSI për dedikimin tuaj!
Është koha që të ardhmen e Shqipërisë ta drejtojnë të rinjtë!
Suksese gjimnazistëve të LRI-së së Tiranës dhe Shqipërisë. Jemi bashkë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve. 🌹