Kryemadhi tregon se çfarë diskutoi në SHBA për Gjykatën Kushtetuese

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me gazetarët, ku ndër të tjera foli për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo është shprehur se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një proces që duhet zgjidhur sa më parë.

Kryemadhi deklaron se këtë çështje ka pasur fatin ta diskutojë edhe në Kongres në SHBA.

Sipas Kryemadhit, shqiptarët atje ndihen të pakënaqur pasi nuk kanë mundësi të investojnë në vendin e tyre.

‘Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese edhe me anëtarin e 6 është një proces që duhet mbyllur sa më parë, edhe ne e mbështesim plotësisht atë. Nuk duhet humbur kohë për këtë proces. Ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pata fatin ta diskutoja në kongres në SHBA për zgjidhjen e kësaj çështjes. SHBA pret që Shqipëria të marrë rolin e stabilitetit në rajon. Në SHBA do të bëhet një dëgjesë në kongresin amerikanë për Ballkanin. Ky një lajm i mirë që unë po ndaj me ju nga SHBA. Pata edhe takime me shqiptarët atje. Ne nuk mund të kërkojmë investime kur nuk i japim mundësi shqiptarëve  që ndodhen atje mundësinë të investojnë këtu. Prandaj shqetësimi që ata kishin, ishte se nuk i jepeshin mundësi në vendin e tyre’, tha  ndër të tjera Kryemadhi.