27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi uron Krishtlindjen, mesazh politikës shqiptare

spot_img

Në ditën kur besimtarët kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit nuk kanë munguar edhe urimet nga personalitete të fushës politike në vend.

Ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila përmes një prononcimi për mediat, tha se dakordësia mes politikës shqiptare do të sillte paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët.

Ajo është e mendimit se të gjithë politikanët duhet të kthejnë besimin në zot, pasi sipas saj, kjo është në interes të popullsisë dhe të perspektivës së vendit.

“Mendoj se dakordësia e paqja e politikës shqiptare do të sillte begati. Mendoj se politika duhet  ta kthejë besimi në zot, sepse kjo do ta ndihmojë t’i shërbejë  popullit”, tha mes tjerash Kryemadhi. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat