Kryemadhi uron Kurban Bajramin: Shqipëria ka nevojë për solidaritet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uron Kurban Bajramin.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë, Kryemadhi thekson se të gjithë kemi nevojë që të reflektojmë, duke iu referuar kështu edhe aktualitetit politik në vend.

‘Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!’, shkruan Kryemadhi mes të tjerash.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar Kurban Bajramin!

Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare!

Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar!

Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi.

Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste!

Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri!

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!

Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!