Kryemadhi uron Pavarësinë: E ardhmja euroatlantike e Kosovës, rrugë pa kthim

monika-kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë dhe qytetarët e saj.

Ajo shkruan në një status në “Facebook” se është detyrë e të gjithëve lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës.

Kryemadhit thotë se e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim.

“Urime Kosovë ?? teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.
Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.
E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan Kryemadhi.

real-news.tv

scroll to top