fbpx

Kryemadhi uron shqiptarët për Krishtlindje: Pasuria me e madhe që kemi është besimi në Zot

krye-1.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uroi të gjithë shqiptarët për Krishtlindje të mbara e të bardha. Nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Kryemadhi tha se pas ditëve të vështira 26 nëntorit, të gjithë kanë nevojë për ngjyrat e Krishtlindjes, dhe të ndjenjës së solidaritetit që Zoti tregoi me njerëzimin.

“Në radhë të parë uroj ju, që edhe këtë pushimi jeni në krye të detyrës, për të shpërndarë urimet, ngjyrat e bukura të Krishtlindjes për të cilat këto ditë shqiptarët kanë më shumë nevojë.

Kanë më shumë nevojë në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes për shenjat e një jetë të mirë që do të lindë, për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, dhe të kësaj ndjenje solidariteti që Zoti tregoi me njerëzimin, për të treguar që varfëria nuk është një shenjë, po për të treguar që pasuria me e madhe që kemi është besimi në Zot.

Advertisement

Stalla ku ka lindur Jezu Krishti, nuk është ë varfër, por e shenjtë. Gjithë gjërat që Zoti na tregoi me lindjen e Jezu Krishtit, janë shenja që nga mësojnë se nuk jemi të dobët, por jemi të fortë se kemi Zotin pranë, nuk jemi në errësirë, po në ndriçimin që Zoti jep herë pas herë errësirës. Në këto ditë, me shpirt uroj Krishtilindje të mbara të bardha dhe të begata, dhe një vit 2020 si fuqia më e madhe për shqiptarët.” -u shpreh Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303