29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi zbulon datën e zgjedhjeve

spot_img

Gjatë një takimi me të rinjtë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të jenë të parakohshme, pasi do të jenë socialistët që do ta vendosin në cep Ramën e më pas e gjithë shoqërinë shqiptare. Më tej, ajo tha se asnjë qeveri e BE-së nuk përkrah qeverinë e Ramës, apo reformat e dështuara.

“Mos u habisni kur t’u thotë tani se jam Zoti juaj. Puna jonë tani është me njerëzit, s’ka më parlament. 94% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër sesa ka qenë. Edhe ne kemi kusuret tona, por kemi shansin ti rregullojmë. Do të thoni ju, pse doni zgjedhje të reja? Minimumi janë 5 deputetë që vijnë në parlament me paratë e trafikantëve të drogës. Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë mos u shqetësoni, por ka ndërkombëtarë dhe institucione”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI u shpreh se zgjedhjet do të zhvillohen në fund të majit.

“Zgjedhjet do të jenë në fund të majit. Zgjedhjet parlamentare do të jenë të parakohshme, pasi do të jenë socialistët që do ta vendosin në cep Ramën pastaj e gjithë shoqërinë shqiptare”, nënvizoi ajo./real-news.tv

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/554778328341457/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat