fbpx

Kryemadhi: ‘Zgjedhorja’ miratohet pa ndryshime, Rama mashtron

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e drejtpërdrejtë në lidhje  me Reformën Zgjedhore, teksa shprehet se opozita e mbaroi detyrën e saj dhe se është e para që voton për listat e hapura.

Ajo thotë për opozitën e re se kryeministri Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh  e premtime korruptive.

“I vetmi kusht ishte dakordësimi i draftit që u pranua nga mazhoranca ku vetë dakordësimi u bë shumë i  qartë që do të miratohet pa asnjë ndryshim në parlamentin aktual. Unë jam e para për listat e hapura. Mua më duket qesharake, Rama i ka ma.shtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh  e premtime korruptive. Mjafton që sot kemi të ngritura institucionin e drejtësisë së re. Ne jemi koshient që grupi i opozitës drejtohet nga Taulant Balla. Do të dëshiroja që deputetët që bërtasin për listat e hapura do të ishte e ndershme që të kërkonin  ligjin e referendumit. Mendoni që ato 75 mijë qytetarë të Tiranës kanë interes se me cilin proces zgjedhor do të zgjidhet Monika?  Rama s’do të jetë për listat e hapura. Për sa i përket sistemit, nuk jemi ne për të vendosur se cili do të vendoset, por do të jenë vetë shqiptarët”, thotë Kryemadhi.