fbpx

Kryeministri bën sërish thirrje për dialog

edi-rama-2-1-696x552.jpg

Ndërsa studentët vijojnë me protestën e tyre para kryeministrisë, në pritje të një përgjigjeje për 8 kërkesat, kryeministri Edi Rama vazhdon t’i bëjë thirrje për dialog.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ kreu i qeverisë ka nënvizuar faktin se zgjidhja e kërkesave duhet të bëhet përmes dialogut.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme “, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto nga një protestë në SHBA, ku shkruhet ‘Ne duam dialog dhe transparencë’.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *