Kryeministri britanik mund të thërrasë sërish parlamentin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, mund të thërrasë parlamentin nëse Gjykata e Lartë e Britanisë vendos se ai e pezulloi punën e parlamentit në mënyrë të paligjshme, tha të martën një avokat qeveritar pasi gjyqtarët dëgjuan se kryeministri pezulloi punën e parlamentit, sepse kjo ishte një pengesë për planet e tij të Brexit.

Johnson njoftoi më 28 gusht se ai i kishte kërkuar Mbretëreshës Elizabeth të pezullojë parlamentin për pesë javë nga java e kaluar deri më 14 tetor. Ai tha se mbyllja ishte e nevojshme për ta lejuar atë të prezantonte një axhendë të re legjislative.

Kundërshtarët thanë se arsyeja e vërtetë ishte për të parandaluar kundërshtinë e parlamentit – ku ai tani nuk ka shumicë – për politikën e tij të Brexit, veçanërisht premtimin e tij për të lënë Bashkimin Evropian deri më 31 Tetor edhe nëse nuk është arrihet ndonjë marrëveshje me BE-në./real-news.tv/