fbpx

Kryeministri britanik: Qëndroni dy metra larg njëri-tjetrit ose ju mbylla në shtëpi

PA-52244044_mtl7vy.jpg

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u është drejtuar të gjithë britanikëve të dielën duke u thënë prerë se nëse nuk mbajnë distancë 2 metra nga njëri-tjetri kur janë jashtë, do të mbyllë parqet dhe të kufizojë lëvizjen e tyre.

 

“Do e mendojmë thellë këtë gjë në 24 orët e ardhshme. Do të mendojmë për masat që duhet të marrim, që i kemi parë edhe në vendet e tjera, të cilat kanë kufizuar krejtësisht lëvizjen e njerëzve. Nuk dua ta bëjë këtë. Edhe nëse mendoni se nuk prekeni nga virusi, ka shumë njerëz të tjerë që mund të infektoni. Nëse nuk i përdorni dot parqet në mënyrë të përgjegjshme, nëse nuk respektoni rregullin e 2 metrave, do të marrim masa edhe më shtrënguese”, tha Johnson.

Bilanci i viktimave në Britani shkoi nga 48 në 281, me më shumë se 5600 persona të prekur nga koronavirusi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303