TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama ironi nga Fushë-Kruja: Të djathtë apo djathë se s’po e kuptoj…

Teksa ka folur sot për investimet që janë bërë nga qeveria, kryeministri Edi Rama është ndalur paksa edhe te krutanët si dhe te bindjet e tyre politike.

Rama thotë se krutanët thonë se janë të djathtë, por nuk i kuptohet se janë të djathtë apo ‘djathë’.

Po Kruja? Kruja është aty shumë më e mirë se dje. E kam fiksim me krutonët që thonë jemi të djathtë. E nuk kuptohet është e djathtë apo djath? Ku ishit para se sa Arturi bashkë me mua të pastronte plehrat që ju kishin mbuluar. Që ishin në dy anët e rrugës. Jemi të djathtë. Liri demokraci, poshtë komunizmi. Komunizmi ka vdekur para 30 vjetësh. Kruja ka marrë formë tjetër, e s’mund ta mohojë njeri. Uji mazalla se vijnë? Atje me dy gishta, ne këtej, ata andej. E dy gishtat në gojë, në vend të gotës së ujit. Po gjithë transformimi i asaj që padiskutim pjesa më e çmuar e gjerdanit të historisë, kalaja e Skënderbeut. Janë të rëndësishme, për të kuptuar kush e bën Krujën vendin ku njerëzit të jetojnë me mirëqenie, të ketë të ardhura për të gjithë, kush u punon merr më shumë. Porti i Durrësit që do e bëjë Durrësin Dubain e vogël të Mesdheut. Është porta ku do të hyhet porta për të hyrë në Shqipëri, dhe për në Krujë. Kush vjen në Durrës, cili është ai që nuk do të shkojë të shohë atë vend të bekuar në Krujë. Shumë më shumë punë, do transformohet, do lindin agroturizmit, do japim 5 mijë euro për çdo emigrant. Për të kthyer një bujtinë, për të fituar nga shtëpia e babës më shumë se ç’fiton matanë detit me një punë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat