Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të dalë në orën 13:00 në një konferencë urgjente për mediat.
Konferenca vjen fill pas ngjarjeve të rënda kriminale ku në 5 ditë kanë humbur jetën 10 persona, në aksidente rrugore dhe masakrën e Velipojës.
Bashkëbisedimi me gazetarët do të zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri, ku nuk dihet akoma nëse kryeministri do të marrë ndonjë vendim në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin ditët e fundit.
Advertisement