TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama nxjerr fotot dhe ka një mesazh që në mëngjes

Dje u vendos në përdorim Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”. Udhëtarët e parë që zbarkuan në aeroportin e ri, ishin emigrantët shqiptarë në Angli.

Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Këta të fundit, u bashkuan në avionin e emigrantëve dhe u drejtuan në Kukës, ku u bë dhe një ceremoni. Sakaq, ditën e sotme, kryeministri Rama i ka uruar mëngjesin ndjekësve të tij me dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”.

“MIRËMËNGJES dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat