Kryeministri i Etiopisë pranon çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka pranuar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2019 në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë.

Sipas Komitetit të Çmimit Nobel, Abiy fitoi Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti për iniciativën e tij vendimtare për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrean fqinje.

“Ka një thënie të shpërndarë në shumë gjuhë afrikane që thotë ‘Që ti të kesh një natë të qetë, fqinji yt gjithashtu duhet të ketë një natë të qetë’. Për mua, ushqimi i paqes është si mbjellja dhe rritja e pemëve. Ashtu si pemët që kanë nevojë për ujë dhe tokë të mirë për t’u rritur, paqja kërkon angazhim të palëkundur, durim të pafund dhe vullnet të mirë për t’u kultivuar dhe për të korrur të mirat e saja”- tha Abiy në fjalimin e tij.

Eritrea u nda nga Etiopia në vitin 1993. Që nga viti 1998 deri në vitin 2000 këto dy shtete u përfshinë në luftë në të cilën u zhdukën 70 mijë persona.

Dy shtetet arritën marrëveshje vitin e kaluar, duke i dhënë fund një konflikti ushtarak 20-vjeçar, falë kryeministrit Abiy i cili ndërmorri iniciativë për bisedimet e paqes me Eritrean sapo u zgjodh kryeministër.