fbpx

Kryeministri i Irlandës i bashkohet mjekëve në luftën kundër COVID-19

Leo Varadkar, Kryeministri i Irlandës, do të punojë një ditë në javë si mjek për të ndihmuar bluzat e bardha në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Kreu i qeverisë është i pari udhëheqës në botë që ka ofruar shërbimet e tij për Ekzekutivin e Shërbimit Shëndetësor (HSE) në fusha që janë në kompetencën e tij, tha të dielën një zëdhënës për zyrën e tij.

“Shumë nga familja dhe miqtë e tij po punojnë në shërbimin shëndetësor. Ai donte të ndihmonte edhe vetë në një mënyrë të vogël”.

Varadkar, 41 vjeç, punoi si mjek i ri në Dublin dhe u kualifikua si mjek lokal në vitin 2010 para se të linte mjekësinë për t’u bërë një politikan me kohë të plotë, dhe më vonë Kryeministër.

Irish Times raporton se kryeministri do të bënte vlerësime në telefon të pacientëve, në përputhje me protokollin për të këshilluar njerëzit që mund të infektohen, dhe jo vizita personale.

 

Burimi: The Guardian