Kryeministri i Italisë në krah të Shqipërisë: Vendimi i BE-së, gabim historik

Kryeministri i Italisë tha se Roma do të propozojë që Bashkimi Evropian të rifillojë bisedimet për zgjerimin e bllokut për të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në nëntor, pasi BE bllokoi fillimin e negociatave me dy vendet e Ballkanit.

Giuseppe Conte tha në një konference shtypi të premten se vendimi i udhëheqësve të BE-së në një samit më herët të premten për të mos çelur negociatat me 2 vendet e Ballkanit, ishte një “gabim historik”./real-news.tv/