fbpx

Kryeministri Italian jep lajmin e mirë: Në fillim të muajit dhjetor do…

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një intervistë për gazetarin e RAI, Bruno Vespa ka deklaruar se dozat e para të vaksinës anti Covid mund të jenë gati në fillim të muajit dhjetor.

Vaksina Oxford  një prodhim anglo-italian i realizuar nga Universiteti i Oxford në bashkëpunim me qëndrën studimore italiane në Pomezia AstrazZeneca, është në fazën e fundit të testimit e përgatitjes së saj.

Sipas kryeministrit italian “kjo fazë e quajtur rolling value, do të kompletohet gjatë javëve të ardhëshme dhe  dozat e para të vaksinës mund të jenë gati në fillim të muajit dhjetor.”

Kreu i qeverisë italiane informoj se  2-3 milionë doza të para të vaksinë mund të jenë gati në fillim të dhjetorit e mënjëherë më pas do të mbërrijnë miliona doza të tjera.

“Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Komsioni Europian ka autorizuar AstraZeneca italaine e disa kompani të tjera për prodhimin e qindra miliona dozash vaksina”. u shpreh ai.

Vaksina Oxford ka hyrë në fazën e saj vendimtare e të dhënat paraprake të testimeve do të jenë thelbësore për aprovimin e saj.

Kjo vaksinë së bashku me atë Pfizer është një nga dy zgjedhjet e marra në konsideratë nga Agjensia Europiane e Barnave EMA për të luftuar koronavirusin.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit një apel ka mbërritur dhe nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella i cili ka kërkuar që “kurat e vaksinat që ofron shkenca duhet të jenë të disponueshme për të gjithë popullsinë në të gjithë botën.”