Kryeministri izraelit i shpëton zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria e Izraelit duket se i ka mbijetuar një kolapsi të mundshëm, pasi një partner i rëndësishëm i saj tërhoqi kërcënimin për të dalë nga koalicioni, gjë që do të çonte në zgjedhje të parakohshme.

Naftali Bennet, nga partia “Shtëpia e hebrenjve”, kishte deklaruar se do të tërhiqej nga koalicioni, por të hënën ai tha se do të vazhdonte të qëndronte në qeverisje.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka zhvilluar bisedime me ministrat, ditët e fundit, në përpjekje për të mbajtur koalicionin të bashkuar.

Kriza nisi pasi ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Izraelit dha dorëheqjen, në shenjë kundërshtie ndaj armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve në Gaza.

Bennet kishte thënë se, ai do të tërhiqte partinë nga koalicioni, nëse ai nuk emërohej ministër i ri i Mbrojtjes.

Netanyahu e ka marrë përsipër rolin e ministrit të Mbrojtjes për njëfarë kohe.

Tërheqja e ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman dhe partisë së tij në Izrael, Partia jonë, e la qeverinë e Netanyahut me 120 vende në parlament.

Lër një koment