fbpx

Kryeministri izraelit takohet me Putinin në Moskë, zbardhet biseda

nafff.jpg

Ditën e sotme kryeministri izraelit Naftali Bennett është takuar me Vladimir Putin në Kremlin, ka konfirmuar zyra e tij.

Mësohet se bisedimet zgjatën rreth dy orë e gjysmë. Zyra e Bennett thotë se njoftoi SHBA-të përpara se të takohej me Putin në Moskë. Ka pasur shumë debate nëse qeveria izraelite mund ose duhet të ndërmjetësojë realisht në krizën Rusi-Ukrainën.

Gazetari izraelit Barak Ravid i “Walla News”, ka treguur se Bennet ishte nisur për Moskë në orët e para të mëngjesit.

“Zyra e Kryeministrit konfirmon: Kryeministri Naftali Bennett ndodhet në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për rreth dy orë e gjysmë. Kryeministri u nis sot në orët e para të mëngjesit për në Moskë, pas bisedës që u zhvillua mes liderëve të mërkurën e kaluar.

Në takim merr pjesë edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili ka ndihmuar në përkthim”, ka shkruar Ravid në Twitter.

Ravid në një “Twitter ’ të më hershëm ka thënë ky udhëtim ishte bërë në mënyrë sekrete.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303