Kryeministri izraelit të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

netanyahu-1.jpg

Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi. Organizimi do të mbahet të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303