Kryeministri jep lajmin, ja ç’pritet të ndodhë më 1 shtator

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se pritet që më 1 Shtator të hapen shkollat.

Statusi i plotë:

Sot, bashkë me zëvendëskryeministrat, diskutuam me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe aktorët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

– Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

– Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.

– Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

– Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.

– Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

– Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303