fbpx

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë, ja ç’do ndodhë

Kryeministri Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inauguruar sot hapjen e bypass-it të Tepelenës.

“Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama.