fbpx

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për qindra familje

rama-3.png

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sotme ndjekësit në rrjetin social Facebook lajmin se janë dorëzuar 802 shtëpi në Shijak, pas tërmetit, teksa shton se vijon puna edhe për ndërtimin e 31 pallateve.

“Mirëmëngjes dhe nga Shijaku ku pas dorëzimit të 802 shtëpive puna vijon pa u ndalur dhe për 31 pallate ku do të akomodohen edhe 660 familje, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Rindërtimi po ecën me ritme të shpejta, teksa qeveria ka vendosur si afat për përfundimin e të gjithë këtij procesi, pranverën e këtij viti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303