fbpx

Kryeministri Rama nxjerr videon dhe zbulon projektin e rëndësishëm

edi-rama-per-mediat-1-1-770x442-1.gif

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, është ndalur pak më parë në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Video është shpërndarë nga Kryeministri Rama.

Postimi i plotë i Edi Ramës

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË BASHKË

TANIMË NË KANTIER EDHE SHTËPITË E REJA në Bashkinë e Kavajës

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duam që këto familje ta presin Vitin e Ri nën çatinë re, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para fatkeqësisë

Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem, ku në fund të shtatorit do të hidhen edhe themelet e ndërtimit të pallateve të reja për afro 400 familje.

Aktualisht e gjithë zona e prekur është një kantier i madh pune, solidariteti, angazhimi historik të qeverisë shqiptare, për njerëzit dhe me njerëzit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/329983904800019/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303