Kryeministri shkarkon Avokaten e Shtetit

Orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Avokaten e Shtetit,  Alma Hickan.

Rolin e avokatit të shtetit tashmë do ta mbajë Artur Metani, i cili u propozua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ai u emërua sot nga Kryeministri Edi Rama.

Këto lëvizje janë bërë para pak ditësh. Metani aktualisht po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve me statusin e Avokatit të Shtetit. Ndërkohë mësohet se në Komision po diskutohet nisma ligjore e deputetit të Partisë Socialiste Alket Hyseni për Avokaturën e Shtetit.

Lër një koment