Kryeministri spanjoll cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 prill pasi deputetët nacionalistë të Katalonjës tërhoqën mbështetjen për buxhetin e qeverisë socialiste.

Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur Sanchez mori postin, duke pasur një pjesë të vogël të qeverisë të varur tek mbështetja e Katalonjës.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se asnjë parti e vetme nuk do të mund të fitojë një mazhorancë të qartë. Por, konservatorët dhe partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet të arrijnë rezultate të mira.

Kriza katalanase ndërkohë vazhdon.

Deputetët katalanas refuzuan projektbuxhetin e kryeministrit spanjoll pasi qeveria refuzoi të diskutojë të drejtën e rajonit për vetëvendosje.

Ndasitë arritën kulmin ditën e martë kur 12 liderë separatistë katalanas dhe aktivistë, dolën në gjykatë nën akuzat për rebelim dhe mosbindje në lidhje me referendumin e pavarësisë të mbajtur në 2017.

Socialistët kanë 84 vende në dhomën e ulët me 350 deputetë dhe aleatët e tyre kryesorë kanë 67. Por, partia më e madhe e vetme është partia popullore në opozitë, me 134 deputetë.

Në njoftimin e tij, kryeministri spanjoll u ankua se partitë e krahut të djathtë kanë bllokuar shumë ligje në parlament, duke përfshirë masa të rëndësishme për të reduktuar pabarazinë./real-news.tv/